
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë e vendit lidhur me menaxhimin e sektorit dhe importin e energjisë elektrike.
Ymeri ka bërë me dije se tashmë egistojnë dokumente zyrtare nga Dogana e Kosovës që konfirmojnë importin e rrymës nga kompania në pronësi të Vuk Hamoviçit, të cilin ajo e cilësoi si pjesëtar të të ashtuquajturës “mafia energjetike“.
Për më tepër, deputetja e LDK-së ngriti shqetësimin se gjatë vitit 2026, të njëjtës kompani jo vetëm që i është blerë, por edhe i është shitur energji elektrike nga Kosova.
“Ne tymin e çmimin e rrymës, EFT paranë. Albin Kurti si kryeministër, kukull e mafisë energjetike e grryes i vendit të tij.”, ka shkruar Ymeri.
Burimi: Insajderi