Në Serbi po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku rreth 6.45 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit prej 250 ulësesh.
Në garë janë 18 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë të bashkuar përmes listës “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17 dhe ka statusin e listës së pakicës kombëtare.
Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00, ndërsa procesi po zhvillohet në mijëra qendra votimi në gjithë Serbinë.
Këto zgjedhje paraqesin edhe një prej sfidave më të mëdha politike për Aleksandar Vuçiqin dhe kampin e tij në vitet e fundit, pasi përballë tij është fuqizuar lëvizja e udhëhequr nga studentët, e lindur nga protestat masive që kanë vazhduar për afro dy vjet dhe që tashmë është shndërruar në një forcë të rëndësishme elektorale.
Telegrafi do t’iu mbajë të informuar rreth zhvillimeve më të fundit.
25/10/2026 12:33-Serbët nga Zubin Potoku nisen drejt Serbisë për të votuar, kolonë e gjatë automjetesh në Bërnjak

Autobusë me qytetarë serbë nga komuna e Zubin Potokut janë nisur drejt Ribariqit, në komunën e Tutinit në Serbi, për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në këtë shtet.
Udhëtimi i qytetarëve po bëhet në mënyrë të organizuar, ndërsa autobusi i parë nga Zubin Potoku tashmë është nisur drejt vendvotimeve në Ribariq.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
25/10/2026 12:32-Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17

Më 25 tetor në Serbi mbahen zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, në të cilat Koalicioni Shqiptar garon si subjekt i vetëm politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me numrin rendor 17, teksa serbët nga Kosova mund të votojnë në vendvotimet e vendosura në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
25/10/2026 12:27-Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual

Vendvotimet në Serbi janë hapur të dielën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 6.45 milionë qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur 250 deputetët e Kuvendit.
Në garë janë 18 lista zgjedhore me mbi 2,400 kandidatë, ndërsa votimi po zhvillohet në afro 8,400 vendvotime.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.