ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë

Written by

in

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë

Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, së bashku me ministrat përkatës, për të vlerësuar rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, trajtimin e papërgjegjshëm, neglizhencën dhe mosreagimin institucional.

Në njoftim theksohet se do të analizohet gjithçka që lidhet me procedurat e ndjekura dhe përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë nesër konferencë të përbashkët për media.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 09:00, në objektin e Zyrës së Kryeministrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali