Zvicra zgjat edhe për një muaj përdorimin e rezervave të detyrueshme të naftës

Zvicra zgjat edhe për një muaj përdorimin e rezervave të detyrueshme të naftës

Written by

in

Zvicra ka zgjatur edhe për një muaj qasjen në rezervat e saj të detyrueshme të naftës dhe ka rritur sasinë e karburantit që mund të tërhiqet, me qëllim të sigurimit të furnizimit të vendit.

Delegati për furnizimin e vendit, Roland Pfister, ka miratuar rritjen e tërheqjeve të karburantit për 35 mijë metra kub, për periudhën nga 23 nëntori deri më 20 dhjetor 2026, shkruan 24heures.

Kjo sasi i shtohet 45 mijë metrave kub që ishin autorizuar më herët, duke e çuar në gjithsej 80 mijë metra kub vëllimin e karburantit të vënë në dispozicion nga rezervat e detyrueshme.

Sipas njoftimit të Zyrës Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar (FONES), kjo sasi përfaqëson 6.5 për qind të karburantit dizel që Zvicra është e detyruar të mbajë në rezerva, transmeton Telegrafi.

Furnizimi me produkte të naftës është ndërprerë prej muajsh për shkak të lundrueshmërisë së reduktuar të lumit Rain.

Sa i përket naftës dizel, situatën po e përkeqësojnë edhe mbingarkesa e transportit hekurudhor dhe problemet me shpërndarjen nga rafineritë./Telegrafi/