Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

Written by

in

Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka zbuluar një pako me 87 gramë lëndë të dyshuar narkotike brenda perimetrit të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit të SHKK-së, pakoja u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. Dyshohet se ajo ishte hedhur nga jashtë institucionit.

Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, rezultoi 87 gramë.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila do ta trajtojë atë sipas procedurave përkatëse.

SHKK ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve dhe masave të sigurisë për të parandaluar futjen e sendeve dhe lëndëve të ndaluara në institucionet korrektuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtarët korrektues zbulojnë pako të dyshimtë me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali