
Behar Zyberi nga Fieri dhe Shpëtim Malasi nga Patosi janë ndaluar nga Policia shqiptare, ndërsa Gentjan Zhupa dhe Kliton Omeri janë shpallur në kërkim.
Katër personat dyshohen për përfshirje në atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 48-vjeçari Beqir Devolli.
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “GJURMA”, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 10 tetor 2026, në bulevardin “18 Shtatori”, në Gjirokastër, përballë Prokurorisë, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv
Sipas Policisë shqiptare, rreth orës 22:00, automjeti i tipit “Benz”, me të cilin udhëtonte Beqir Devolli, shpërtheu në lëvizje, humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit humbi jetën, ndërsa pasagjeri, 26-vjeçari Erigels Mela, mbeti i plagosur.
Nga këqyrja e automjetit, dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.