
Disa policë janë parë duke hedhur gurë në drejtim të protestuesve në qendër të Tiranës, mbrëmjen e sotme, në pamje që kanë shkaktuar reagime të shumta.
Videot e publikuara nga mediat shqiptare tregojnë disa efektivë policie duke mbledhur gurë nga toka dhe duke i hedhur drejt protestuesve, të cilët shihen pa masa mbrojtëse.
Gjatë ditës së sotme, dy policë u pezulluan nga detyra për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Ndërkohë, pamje të shpërndara në rrjetet sociale pretendohet se dokumentojnë raste të tjera të dhunës së ushtruar nga efektivët ndaj protestuesve që kapeshin gjatë protestës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali