
Një ndeshje futbolli mes FC Malishevës dhe FC Vushtrrisë është shoqëruar edhe me një incident me narkotikë, pasi një i ri është hasur nga Policia duke dyshuar se po konsumonte marihuanë. Në momentin kur ka vërejtur zyrtarët policorë, ai dyshohet se e ka hedhur substancën.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 14:30, në rrugën “Habib Zogaj” në Malishevë, gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja e futbollit ndërmjet dy skuadrave.
Gjatë angazhimit në terren, pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Gjakova kanë hasur një person të dyshuar duke përdorur substancë narkotike.
Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Rijad Halilin rreth vjeçar , i cili, sapo ka vërejtur Policinë, dyshohet se e ka hedhur marihuanën që kishte me vete.
I riu është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe, sipas informatave fillestare, ka pranuar se është përdorues i substancave narkotike.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas veprimeve policore, Rijad Halili është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Droga edhe gjatë ndeshjes Malisheva–Vushtrria – Policia kap 25-vjeçarin me marihuanë, ai e hedh substancën sapo i sheh policët appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali