Deputetja australiane lëndohet në një incident pranë zyrës së saj

Deputetja australiane lëndohet në një incident pranë zyrës së saj

Written by

in

Deputetja australiane lëndohet në një incident pranë zyrës së saj

Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, është lënduar në një incident pranë zyrës së saj në Wangaratta, në rajonin e Viktorias.

Shërbimet emergjente kanë intervenuar pas thirrjeve për ndihmë në rrugën Murphy, pak para orës 16:00. Si pasojë e incidentit, rruga është mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa policia ka reaguar në vendin e ngjarjes.

Familja e deputetes ka konfirmuar se ajo po merr trajtim mjekësor, duke falënderuar qytetarët që i dolën në ndihmë, personelin shëndetësor dhe policinë për reagimin e shpejtë, raporton Abc,net.au, transmeton Klankosova.tv.

“Familjarët tanë dhe stafi i Helenës nuk do të bëjnë komente të tjera për momentin dhe kërkojnë që privatësia e tyre të respektohet nga publiku dhe mediat”, thuhet në deklaratën e familjes.

Helen Haines është deputete federale për zonën e Indit që nga viti 2019. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera rreth rrethanave të incidentit.