
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në rend të ditës do të formohet edhe komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.