Raportet përfshijnë të dhënat e përgjithshme të punës së gjykatës, si dhe raportet individuale të gjyqtarëve.
Sipas të dhënave të publikuara, pjesa më e madhe e lëndëve të reja është regjistruar në Divizionin Civil. Ky trend, i evidentuar edhe në vitet e fundit, ka ndikuar në rritjen e ngarkesës së gjyqtarëve dhe paraqet sfidë për efikasitetin e përgjithshëm të punës së gjykatës.
Pavarësisht numrit të lartë të lëndëve të pranuara, Divizioni Civil-Përmbarimor ka shënuar efikasitetin më të lartë gjatë shtatorit, me një shkallë prej 110.2 për qind.
Ndërkaq, Departamenti Administrativ vazhdon të mbetet një nga sfidat me të cilat përballet Gjykata e Apelit.
Të dhënat mujore pasqyrojnë ngarkesën me të cilën përballet gjykata në trajtimin e lëndëve dhe rëndësinë e rritjes së efikasitetit në menaxhimin e tyre.
Burimi: RTKLive
