Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

Written by

in

Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor më 19 tetor, për shkak të vizitës së Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj vizite do të ndërmerren masa të sigurisë, ndërsa do të bëhet edhe rregullimi i trafikut përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës presidenciale.

Eskorta pritet të lëvizë nga pika kufitare Kullë në drejtim të Pejës, ku do të zhvillohen aktivitete në kuadër të agjendës zyrtare të vizitës.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë –Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative,” thuhet në njoftimin e Policisë

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë realizimit të masave të parapara për vizitën zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali