LEX | Shtyhet seanca për sulmin në Ibër-Lepenc, gjyqtari Vesel Ismajli njofton pensionimin

Written by

in

Seanca e sotme ndaj tre të akuzuarve serbë në rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit është shtyrë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjyqtari Vesel Ismajli ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme të këtij rasti, pasi më 10 nëntor del në pension.

“Seanca e sotme shtyhet. Në të tjerat unë nuk marr pjesë, sepse më 10 nëntor dal në pension”, ka deklaruar Ismajli.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Shtyhet seanca për sulmin në Ibër-Lepenc, gjyqtari Vesel Ismajli njofton pensionimin appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali