Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro

Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro

Written by

in

Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë ka siguruar furnizimin me naftë për tri vitet e ardhshme, përmes një kontrate me vlerë mbi 8 milionë euro.

Vlera e kontratës së dhënë është 8 milionë e 27 mijë e 410 euro e 20 centë, ndërsa kohëzgjatja e saj është 36 muaj.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar për këtë aktivitet të prokurimit ishte 8 milionë e 100 mijë euro. Kështu, kontrata është dhënë për rreth 72 mijë e 590 euro më pak se shuma e parashikuar.

Në këtë aktivitet të prokurimit janë pranuar dy oferta, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Kontrata është dhënë më 16 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 20 tetor 2026.

Furnizimi me naftë do të realizohet në pikat e shitjes së operatorit fitues, si dhe në rezervuarin e “Trafikut Urban” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali