Në njoftim theksohet se për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte, siç thuhet, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me kontrollet në terren dhe me ndërmarrjen e masave ndaj subjekteve që nuk respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë”.
“Njëkohësisht, Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim.
Burimi: RTKLive
