
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kritikuar gjuhën dhe akuzat e drejtuara ndaj partisë së tij.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja është fyer dhe cilësuar si tradhtare, ndërsa është paraqitur edhe si kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Na fyet, na shpallët tradhtarë, shkuat aq larg sa e paraqitët LDK-në si kundërshtare të UÇK-së. I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka vlerësuar se ligji në fjalë nuk kishte dhe nuk do të ketë efekt juridik, duke theksuar se LDK-ja e ka ruajtur qëndrimin e saj pavarësisht sulmeve dhe kritikave.
“LDK e mbajti qëndrimin e vet, duke e ditur çmimin e sulmeve që do të pasonin. Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës”, ka shkruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali