Përmes një postimi, Kurti ka thënë se dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm.
Ai ka bërë të ditur se ky takim vjen pas bisedave që ka zhvilluar gjatë dy muajve të fundit me të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, përfshirë një takim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork dhe një bisedë telefonike nga Prishtina.
“Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin tonë euroatlantik. Tani, me institucione plotësisht funksionale, jemi të përqendruar te reformat dhe zhvillimi, me hapësirë më të madhe për bashkëpunimin tonë, nga mbrojtja deri te Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Burimi: RTKLive
