Callum Turner nis provat për James Bond, aktori britanik në fazën finale të garës për 007

Callum Turner nis provat për James Bond, aktori britanik në fazën finale të garës për 007

Written by

in

Aktori britanik, Callum Turner, ka nisur provat para kamerave për rolin e James Bond, teksa përzgjedhja e pasardhësit të Daniel Craig duket se po i afrohet fundit.

Sipas Daily Mail, 36-vjeçari u paraqit të premten në studiot Bray në Berkshire, ku pritet të vlerësohet nga drejtuesit e projektit.

Turner, i njohur nga filmat Fantastic Beasts dhe Emma, është përmendur prej kohësh si një nga pretendentët për rolin e agjentit 007. Ai u martua me këngëtaren Dua Lipa në fillim të këtij viti.

Në garë për rolin janë përmendur gjithashtu aktori Jack Lowden, i njohur nga seriali Slow Horses, Josh O’Connor, i cili luajti në The Crown, si dhe aktori australian Jacob Elordi.

Sipas raportimit, provat do të zhvillohen gjatë fundjavës dhe në fazën përfundimtare kanë mbetur rreth tre deri në pesë aktorë.

Producentja Amy Pascal kishte deklaruar në gusht se përzgjedhja e aktorit të ri mund të përfundonte deri në fund të vitit.

Një vendim deri në dhjetor do t’u mundësonte drejtuesve të nisnin përgatitjet për xhirimet e filmit të ardhshëm gjatë vitit 2027.

Filmi i ri do të drejtohet nga Denis Villeneuve, regjisori i sagës Dune. Megjithatë, deri tani nuk është bërë një njoftim zyrtar për aktorin që do të marrë rolin e James Bond. /Telegrafi/