04-shi “fluturon” në autostradën “Ibrahim Rugova”, vozit rreth 200 km/h në shiritin emergjent – PAMJE

04-shi “fluturon” në autostradën “Ibrahim Rugova”, vozit rreth 200 km/h në shiritin emergjent – PAMJE

Written by

in

04-shi “fluturon” në autostradën “Ibrahim Rugova”, vozit rreth 200 km/h në shiritin emergjent – PAMJE

Një rast i rrezikshëm i komunikacionit është raportuar në afërsi të daljes së autostradës “Ibrahim Rugova”, në veri të Prizrenit, ku një shofer dyshohet se ka lëvizur me rreth 200 kilometra në orë në shiritin emergjent.

Rastin e ka raportuar një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 18:30, ndërsa rastin e ka denoncuar edhe përmes aplikacionit të Policisë së Kosovës.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të marrin masa ndaj shoferëve që, sipas tij, rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në trafik përmes veprimeve të tilla të papërgjegjshme.

Sinjalizuesi ka theksuar se përdorimi i shiritit emergjent për ngasje paraqet rrezik të veçantë, pasi në këtë pjesë të autostradës mund të ndalen automjete që pësojnë defekte, përfshirë edhe makina me familje brenda.

“Një ndër arsyjet kryesore që këtij duhet ti hiqet e drejta të ngas makinen është se nuk ka ndonjë ditë apo ndonjë vend në autostradë që nuk ka ndonjë defekt të makinave dhe të cilat parkohen ne shiritin emergjent, ka shume prej tyre qe janë me familje dhe qëndrojnë në makinat e tyre te ndalura ne skaj te autostradës (në shiritin emergjent),,, dhe të vije një shofer i pa përgjegjshëm me këtë shpejtësi në atë shirit, i cili nuk është për ngasje, atëher duhet të denohet me forcen më të rënd të ligjit!”, ka deklaruar sinjalizuesi.

Ai ka kërkuar nga Sinjali që rasti të bëhet publik dhe që të kërkohet përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me veprimet që do të ndërmerren ndaj shoferit.

“Kërkoj nga portali juaj shumë i përgjegjshëm ne këto raste që ta publikoni dhe të kërkoni përgjigje edhe nga policia e Kosovës që të merrën seriozisht me këtë përson që ngiste makinen Mercedez Benz me targa 04-350-LL!”, ka shkruar ai në mesazhin dërguar Sinjalit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali