Drenica do të jetë nikoqire e Malishevës me duelin që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.
Vendasit që nuk dijnë për fitore në tri takimet e fundit do të synojnë rikthimin te rezultatet pozitive, ndërsa Malisheva do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive dhe ta ruajë vendin e parë në renditje.
Aktualisht Drenica renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë ndërsa Malisheva është lidere me 23 sosh.
Të dy trajnerët Jeton Mehmeti dhe Kastriot Rexha, kanë vendosur të futen në lojë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Qaqi, Mëziu, Dervishaj, Hamiti, Limani, Lushtaku, Zeka, Kote, Veliqi, Vojvoda.
Malisheva: Avdyli, Pira, Skovgaard, Kryezium Bajraktari, Ndjigi, Ferati, Nafiu, Isgandarli, Haxhiu, Ibishi.