Paratë që i dhuruan për ditëlindje i përdori për lotari, gruaja fiton një shumë të majme

Paratë që i dhuruan për ditëlindje i përdori për lotari, gruaja fiton një shumë të majme

Written by

in

Një 47-vjeçare nga Oakland County, në Michigan të SHBA-së, ka fituar 150 mijë dollarë në një lojë online të lotarisë, pasi vendosi të provonte fatin me paratë që i kishte dhuruar tezja për ditëlindje.

Gruaja u tregoi zyrtarëve të lotarisë se kishte vendosur të luante një bast prej 20 dollarësh.

Kur në ekran u shfaq çmimi prej 150 mijë dollarësh, ajo fillimisht nuk mund t’u besonte syve.

“Kur loja përfundoi dhe në ekran u shfaqën 150 mijë dollarë, mendova: Kjo nuk mund të jetë e vërtetë!’ Ishte dhurata më e mirë për ditëlindje”, rrëfeu fituesja.

Ajo bëri të ditur se një pjesë të parave do ta përdorë për të blerë një veturë të re, ndërsa pjesën tjetër do ta kursejë. /Telegrafi/