Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

Written by

in

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për vrasjen e Arlinda Zekajt nga Peja, duke theksuar se duhet të shqyrtohen edhe veprimet e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin viktimën.

Përmes një reagimi, Shiroka-Pula u ka bërë thirrje organeve kompetente që, përveç rrethanave të vrasjes dhe përgjegjësisë penale të të dyshuarve, të hetojnë edhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe nëse institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e saj.

“Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal”, ka shkruar ajo.

Presidentja ka theksuar se mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i institucioneve, duke kërkuar që hetimet të zhvillohen me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri.

Ajo ka shtuar se çdo dyshim për dështim institucional duhet të marrë përgjigje të qartë dhe se asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit.

Shiroka-Pula u ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt dhe të afërmve të saj.

Burimi: Dukagjini