Seanca e jashtëzakonshme sot me një pikë të vetme të rendit të ditës – rasti i Pejës

Seanca e jashtëzakonshme sot me një pikë të vetme të rendit të ditës - rasti i Pejës

Written by

in

Seanca e jashtëzakonshme sot me një pikë të vetme të rendit të ditës - rasti i Pejës

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur rendin e ditës për seancën e jashtëzakonshme plenare, e cila do të mbahet sot në orën 16:00.

Sipas njoftimit, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, ndërsa në fokus do të jetë vrasja e fundit në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj.

Në rendin e ditës përfshihen edhe rastet e tjera të vrasjes së grave, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësia institucionale, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe mbrojtja e jetës së grave.

“1.  Vrasja e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet tjera të vrasjes së grave, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësia institucionale, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe mbrojta e jetës së grave”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv