Popullsia e Cyrihut vazhdon të rritet falë ardhjes së shtetasve të huaj, ndër ta edhe shqiptarë, edhe pse mijëra banorë po largohen nga qyteti për t’u vendosur në komuna dhe kantone të tjera të Zvicrës.
Kjo gjë po ndodh kryesisht për shkak të mungesës së banesave dhe qirave të larta.
Sipas një analize të bankës UBS, të publikuar në tetor 2026 dhe të raportuar nga The Local Switzerland, gjatë periudhës 2021–2025, Cyrihu humbi mbi 21,500 banorë përmes migrimit drejt komunave dhe kantoneve të tjera.
Në të njëjtën kohë, rreth 38,000 shtetas të huaj u vendosën në qytet, duke kompensuar largimin e një pjese të banorëve ekzistues dhe duke mbështetur rritjen e popullsisë, transmeton Telegrafi.
Ky zhvillim nxjerr në pah kontrastin mes tërheqjes që vazhdon të ketë Cyrihu për të ardhurit nga jashtë dhe vështirësive me të cilat përballen banorët për të gjetur banesa të përballueshme. /Telegrafi/