Armëpushimi hyn në fuqi në një qytet të Ukrainës, pas njoftimit të Melania Trump

Armëpushimi hyn në fuqi në një qytet të Ukrainës, pas njoftimit të Melania Trump

Written by

in

Armëpushimi hyn në fuqi në një qytet të Ukrainës, pas njoftimit të Melania Trump

Një armëpushim ka hyrë në fuqi në qytetin e Oleshkyt, nën pushtimin rus në Ukrainë, një javë pasi ishte njoftuar nga Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump.

Marrëveshja synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve që kanë mbetur në qytet, ku banorët përballen me mungesa të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve të tjera jetike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes Telegramit se kishte ndalur zjarrin në drejtim të qytetit ukrainas të Khersonit në orën 04:00 sipas kohës së Moskës, përkatësisht në orën 01:00, në kuadër të përgatitjeve për operacionin humanitar.

Oleshky ndodhet në bregun jugor të lumit Dnipro, i cili shënon vijën e frontit në rajonin e Khersonit. Banorët e mbetur në qytet kanë kohë që përballen me mungesë të theksuar të ushqimit dhe artikujve të tjerë bazë.

Fillimin e armëpushimit e konfirmoi edhe komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Oleshky u pushtua nga forcat ruse në ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Mbetet të shihet nëse armëpushimi do të mundësojë realizimin e plotë të operacionit humanitar dhe evakuimin e sigurt të civilëve nga zona e prekur nga luftimet.