Vanessa Trump rrëfen betejën me kancerin e gjirit, zbulon simptomën e parë

Vanessa Trump rrëfen betejën me kancerin e gjirit, zbulon simptomën e parë

Written by

in

Vanessa Trump rrëfen betejën me kancerin e gjirit, zbulon simptomën e parë

Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., ka treguar se lodhja ekstreme ishte një nga shenjat e para që përjetoi para se të diagnostikohej me kancer të gjirit.

Në një intervistë së bashku me vajzën e saj, Kai Trump, dhe doktoreshën Nicole Saphier, Vanessa rrëfeu se për rreth gjashtë muaj ndihej jashtëzakonisht e rraskapitur, edhe pas aktiviteteve të thjeshta të përditshme, siç ishte dalja për të marrë një kafe në Starbucks.

Ajo theksoi se lodhja është një simptomë që mund të neglizhohet lehtë, veçanërisht nga nënat, të cilat shpesh e konsiderojnë rraskapitjen pjesë normale të përditshmërisë.

Pas diagnostikimit, Vanessa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tumorit dhe një pjese të vogël të indit përreth, si dhe trajtimit me rrezatim.

Sipas saj, kanceri nuk lidhej me faktorë gjenetikë, por me faktorë të mjedisit.

Rezultatet e rezonancës së fundit magnetike kanë qenë të mira dhe aktualisht ajo nuk ka shenja të sëmundjes. Megjithatë, gjatë pesë deri në dhjetë viteve të ardhshme, do t’i duhet të kryejë kontrolle të rregullta për të monitoruar gjendjen e saj shëndetësore.

Vanessa e bëri publike diagnozën në maj, rreth një muaj pasi kishte mësuar se vuante nga kjo sëmundje. Në atë kohë, ajo tregoi se po bashkëpunonte ngushtë me ekipin mjekësor dhe se ndihej e mbështetur nga familja dhe njerëzit e afërt.

Përmes rrëfimit të saj, Vanessa synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke i nxitur gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mos i neglizhojnë shenjat që mund të shfaqen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali