Arrestohet burri që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia në Vushtrri

Arrestohet burri që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia në Vushtrri

Written by

in

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 22:40.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Dukagjini