Publikohet lista e përfituesve të serrave “Smart” prej 500 metrash katrorë në Prishtinë

Publikohet lista e përfituesve të serrave "Smart" prej 500 metrash katrorë në Prishtinë

Written by

in

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka njoftuar se është publikuar lista e fermerëve përfitues të serrave “Smart”me sipërfaqe prej 500 metrash katrorë.

Përmes një postimi, ajo ka bërë të ditur se këto sera janë të pajisura me sistem automatik të hapjes dhe mbylljes, duke synuar modernizimin e prodhimit bujqësor dhe lehtësimin e punës së fermerëve.

“Për herë të parë në nivel të Kosovës, një komunë mbështet fermerët me serra Smart, të pajisura me sistem automatik të hapjes dhe mbylljes – më shumë teknologji, më pak punë manuale dhe kushte më të mira për prodhim”, ka shkruar drejtoresha.

Ajo ka theksuar se kjo mbështetje synon zhvillimin e bujqësisë në kryeqytet përmes përdorimit të teknologjisë moderne.

“Bashkë me fermerët, drejt një të ardhmeje më moderne dhe më produktive”, ka shkruar ajo.

Lista e fermerëve përfitues mund të gjendet në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës: Lista e përfituesve të serrave SMART. /Telegrafi/