“Pasagjeri më i çmuar në botë” – Veprimi epik i Harry Kane me “Topin e Artë”

“Pasagjeri më i çmuar në botë” - Veprimi epik i Harry Kane me “Topin e Artë”

Written by

in

“Pasagjeri më i çmuar në botë” - Veprimi epik i Harry Kane me “Topin e Artë”

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane, është nisur drejt Mynihut të Gjermanisë pas suksesit të jashtëzakonshëm individual të shënuar mbrëmë, ku fitoi çmimin më prestigjioz në botën e futbollit, “Topin e Artë”, transmeton Klankosova.tv.

Kane arriti të mposhtë një konkurrencë të fortë për këtë trofe madhor, duke lënë pas emra të njohur të futbollit botëror si Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

Menjëherë pas përmbylljes së ceremonisë madhështore, kapiteni anglez ka marrë rrugën për t’u kthyer pranë klubit të tij bavarez, teksa vëmendjen e ka marrë një postim mjaft simpatik i shpërndarë nga faqja zyrtare e Bayernit.

Në foton e publikuar, Kane shihet i ulur në makinë duke u kujdesur maksimalisht për trofeun e fituar, teksa i ka vendosur rripin e sigurisë “Topit të Artë” në ulësen ngjitur.

Ai po vjen në shtëpi, por fillimisht siguria!”, ka shkruar me humor gjiganti gjerman krahas imazhit që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

 Ky triumf shënon njërin nga momentet më kulmore në karrierën e Kane, i cili po vazhdon të lërë gjurmë të thella në futbollin evropian.

𝙎𝙖𝙛𝙚𝙩𝙮 𝙛𝙞𝙧𝙨𝙩! 👀

Harry Kane bringing the Ballon d’Or home 🤝 pic.twitter.com/WSTBPxKps7

— FC Bayern München (@FCBayern) October 27, 2026