
Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 27 tetor 2026, rreth orës 11:06.
I dyshuari, bashkëshorti i viktimës, gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Skenderaj 27.10.2026 – 11:06. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj, nga i njëjti përmes telefonit ishte kanosur. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”.