
Autori i krimit makabër, vrasjes së Arlinda Zekajt, Albert Sylaj, ka dalë para Gjykatës Themelore në Pejë.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani ka raportuar se seanca dëgjimore ka nisur, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë.
Ndaj Sylajt, është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Gjyqtari i rastit që do të vendos është Sami Sharaxhiu.
Klan Kosova do të ju mbajë të informuar lidhur me vendimin e gjykatës.
Aktualisht, po mbahet protestë në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për viktimat.