Arsenali dhe Manchester United janë vënë pas mbrojtësit të talentuar të Comos, Jacobo Ramon, i cili po shkëlqen nën drejtimin e Cesc Fabregasit.
Sipas raportimeve të Tuttomercatoweb, paraqitjet e 21-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve anglezë, të cilët po e përcjellin nga afër zhvillimin e tij.
Ramoni iu bashkua Comos nga Real Madridi dhe është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm të skuadrës italiane. Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë mbetet e paqartë, pasi interesimi nga Liga Premier mund ta largojë nga Italia.
Real Madridi vazhdon ta ketë nën kontroll të ardhmen e mbrojtësit, pasi në marrëveshjen e transferimit te Como kishte përfshirë një klauzolë riblerjeje.
Gjiganti spanjoll ka siguruar gjithashtu 50 për qind të përfitimeve nga një shitje e ardhshme, që do të thotë se gjysma e shumës së transferimit do t’i takonte klubit madrilen.
Vlera e Ramonit në tregun e transferimeve raportohet të jetë rritur në 45 deri në 50 milionë euro, një shumë që mund ta bëjë atë objektiv të mundshëm për Arsenalin dhe Manchester Unitedin.
Real Madridi ka mundësinë ta rikthejë mbrojtësin në verën e vitit 2027 ose 2028, falë klauzolave të përfshira në marrëveshje.
Ramoni këtë sezon ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asistim. Njëri prej golave të tij erdhi në fitoren 4-1 të Comos ndaj Manchester Unitedit./Telegrafi/