Bayern Munich me fitore të thellë ndaj Magdeburg në Kupë

Bayern Munich me fitore të thellë ndaj Magdeburg në Kupë

Written by

in

“Bavarezët” e kanë nisur mirë takimin dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e dhjetë, kur Michael Olise ka shënuar pas asistimit të Ismael Saibari.

Magdeburg është kundërpërgjigjur vetëm pesë minuta më vonë, me Mateusz Zukowski që ka barazuar rezultatin në 1:1, pas pasimit të Felipe Chavez.

Megjithatë, Bayern e ka rikthyer epërsinë në minutën e 21-të. Këtë herë, Saibari ka shënuar pas asistimit të Olise, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 2:1.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Bayern ka dominuar plotësisht. Olise ka realizuar nga penalltia në minutën e pesëdhjetë për rezultatin 3:1.

Alphonso Davies e ka shtuar epërsinë në minutën e shtatëdhjetë, pas asistimit të Lennart Karli, ndërsa vetëm tri minuta më vonë Nathaniel Brown ka shënuar për 5:1, pas pasimit të Davies.

Bayern nuk është ndalur me kaq. David Daiber ka shënuar në minutën e tretë të kohës shtesë, duke e vulosur fitoren e thellë 6:1.

 

Burimi: RTKLive