Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Written by

in

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, të enjten, nga ora 10:00, për të mbajtur seancë plenare.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Burimi: Dukagjini