Alarm për bombë në një shkollë në Leshak të Leposaviqit, evakuohen nxënësit dhe personeli – nuk gjendet asgjë e dyshimtë

Alarm për bombë në një shkollë në Leshak të Leposaviqit, evakuohen nxënësit dhe personeli - nuk gjendet asgjë e dyshimtë

Written by

in

Një person ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:17 në Leshak të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë i ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit.

“Leshak, Leposaviq 28.10.2026 – 07:17. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë i ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, shkolla është kontrolluar nga njësitë për deminim të policisë dhe Njësia K9 dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/