
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, në komunën e Istogut.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, arrestimet janë kryer sot, më 29 tetor 2026, pas një periudhe të gjatë hetimesh për dokumentimin e ngjarjes së 26 marsit 1999.
Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin.
Si rezultat i veprimeve operative në terren, të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B. janë lokalizuar dhe arrestuar në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të komunës së Istogut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali