Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

Written by

in

Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

Pas Prishtinës dhe Pejës, edhe Mitrovica do të protestojë në shenjë solidarizimi me Arlindën dhe në kërkim të drejtësisë për vdekjen e saj, si dhe për të gjitha gratë që kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet, por nuk e kanë marrë atë.

Protesta është thirrur për nesër, të premten, më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 13:00. Nisja do të bëhet nga shtatorja e Isa Boletinit, ndërsa marshimi do të vazhdojë drejt Gjykatës, Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe Policisë.

Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë dorëheqje, llogaridhënie dhe ndjekje penale për të gjithë personat që konsiderohen përgjegjës për dështimet institucionale që, sipas tyre, çuan në vdekjen e Arlindës dhe të grave të tjera.

Në thirrjen për protestë theksohet se Arlinda nuk duhet të mbetet vetëm një emër që kujtohet pasi jeta e saj është marrë, por rasti i saj duhet të shërbejë si thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

“Për Arlindën. Për drejtësi. Për çdo grua që kërkoi mbrojtje dhe nuk e mori atë”, thuhet në thirrjen për pjesëmarrje.

Protestuesit do të kërkojnë që institucionet të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e tyre, me moton: Dorëheqje. Llogaridhënie. Ndjekje penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali