Tre banorët e parë hyjnë para kohe në Big Brother VIP Kosova 5, nesër zbulohen emrat e tjerë

Tre banorët e parë hyjnë para kohe në Big Brother VIP Kosova 5, nesër zbulohen emrat e tjerë

Written by

in

Tre banorët e parë hyjnë para kohe në Big Brother VIP Kosova 5, nesër zbulohen emrat e tjerë

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” ka nisur me surpriza, pasi tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpi një ditë para spektaklit zyrtar.

Arlinda Morina, e njohur si Liki, reperi Nichi dhe Antoneta Koçi janë konkurrentët e parë që kanë nisur aventurën në reality show.

Antoneta Koçi është e njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania”.

Tre banorët u futën para Prime-it të parë pasi iu përgjigjën pozitivisht pyetjeve provokuese të Vëllait të Madh, të dërguara përmes WhatsApp-it.

Ndërkaq, gjatë spektaklit të nesërm pritet të prezantohen edhe banorë të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali