
Opinionistat e Big Brother VIP Kosova 5, Resul Sinani dhe Rudina Dembacaj, kanë komentuar hyrjet më të reja.
Sinani, mes tjerash thuri lavde për Anjezën, derisa disa fjalë kishte edhe për këngëtarin Bejtën.
“Anjeza është e veçante. Është mjaftë dinamike. Do të jetë e drejtpërdrejtë. Për sa i takon Bejtës e kam njohur prej muzikës, prej klipit e pashë që është shumë i veçantë, edhe dukja e tij në këtë Prime duket i veçantë”, u shpreh Resul Sinani
Teksa Dembacaj, tregoi se cila banore i la përshtypje më shumë.
“Për Bejtën komentova, Anjeza më duket vajzë më shumë vetëbesim, më pëlqen shumë kur vajzat e vlerësojnë veten, u shtofshin”, theksoi Rudina Dembacaj.