Prizrenasit të shtunën mbrëma e kanë mposhtur Vëllaznimin me rezultatin 93:80, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Pjesa e parë e takimit ka qenë e barabartë, me të dyja skuadrat që kanë zhvilluar lojë të ngushtë. Megjithatë, Bashkimi ka arritur të krijojë epërsi në vazhdim dhe në fund ka fituar me trembëdhjetë pikë dallim.
Divine Myles ka qenë basketbollisti më i dalluar te Bashkimi, me njëzet e tri pikë, një kërcim dhe nëntë asistime. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Shanon Shorter, që ndeshjen e ka përfunduar me shtatëmbëdhjetë pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
Te Vëllaznimi më efikasi ka qenë Kentrell Pullian, me njëzet e shtatë pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Bashkimi tani ka gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore dhe gjashtë disfata.
Ndërkohë, Golden Eagle Ylli e ka rigjetur fitoren pas humbjes së thellë nga kampionia Trepça në xhiron e kaluar.
Skuadra nga Suhareka e mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 93:79, në palestrën “13 Qershori”, në kuadër të xhiros së shtatë.
Çereku i parë ka përfunduar baras, 24:24. Ylli e ka fituar çerekun e dytë 19:15 dhe ka shkuar në pushim me epërsi prej katër pikësh, 43:39.
Vendasit kanë vazhduar me lojë më të mirë edhe në pjesën e dytë, duke fituar çerekun e tretë 20:17 dhe të fundit 30:23.
Connor Withers ka qenë më i dalluari te Ylli me gjashtëmbëdhjetë pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. Lis Shoshi ka kontribuari me dymbëdhjetë pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.
Te Rahoveci 029 janë dalluar Zion Fruster me njëzet pikë, katër kërcime dhe tri asistime, si dhe Mika Adams me gjashtëmbëdhjetë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Pas kësaj fitore, Ylli ka katër fitore dhe tri humbje, ndërsa Rahoveci 029 regjistron pesë disfata dhe dy fitore.
Burimi: RTKLive
