Një rast i dhunës në familje, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar në Pejë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 13:00, ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se në vazhdimësi i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike, ndërsa ajo është kanosur edhe nga vjehrri i saj.
Me vendim të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 252 fishekë dhe një leje valide për armë.
Lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/