Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Written by

in

Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e pestë të protestave të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protestat po mbahen në shenjë kërkese për drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie institucionale për mënyrën se si u trajtua rasti i saj para vrasjes.

Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale.

Para se të vritej, Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmën e institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Pas ngjarjes, institucionet e drejtësisë dhe sigurisë kanë shqyrtuar veprimet e ndërmarra në rastin e saj, ndërsa raportet e përgatitura me kërkesë të kryeministrit kanë evidentuar dështime të njëpasnjëshme në trajtimin e saj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka themeluar panel hetimor.

Ndërkohë, kërkesat për dorëheqje janë drejtuar edhe ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët kanë kundërshtuar largimin nga detyra.

Burimi: Dukagjini