Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, janë parë duke vizituar vajzën e tyre, Kaia, në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, disa javë pas vdekjes së djalit të tyre, Presley, në moshën 27-vjeçare.
Çifti u fotografua të shtunën teksa mbërrinte në banesën e modeles. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, Cindy dhe Rande kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe kanë mbështetur edhe vajzën e tyre.
Presley ndërroi jetë më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë. Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një mbidozë, shkruan DailyMail.
Më 18 tetor, familja publikoi një deklaratë të përbashkët në Instagram, ku shprehu dhimbjen për humbjen e të riut.
Prindërit e përshkruan Presleyn si një shpirt të ëmbël, të ndjeshëm dhe të dashur, duke u shprehur mirënjohës për 27 vitet që patën pranë tij.
Edhe Kaia ndau një homazh personal për të vëllain, ndërsa familja vazhdon të përballet me humbjen e rëndë. /Telegrafi/