
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ka ndërmend të ndryshojë ambiciet e skuadrës, pavarësisht dy humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.
Tekniku gjerman ka bërë të qartë se objektivat e klubit mbeten të njëjta: fitimi i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Ai beson se Barcelona ka cilësinë e nevojshme për të luftuar për të dy trofetë.
“Objektivat tona janë ta fitojmë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se kemi cilësinë e nevojshme për t’ia dalë. Asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht humbjeve”, deklaroi Flick në konferencë për media.
Ai pranoi se disfatat ndaj PSG-së dhe Real Madridit ishin zhgënjyese, por theksoi se skuadra duhet të përqendrohet te sfidat e ardhshme, pa u ndalur te rezultatet e kaluara.
“Unë nuk dua të fokusohem te humbjet apo fitoret, por gjithmonë mendoj për ndeshjen e radhës”, u shpreh trajneri.
Flick foli edhe për përballjen me Aston Villan në Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar trajnerin Unai Emery dhe organizimin e skuadrës angleze.
Synimi i Barcelonës, sipas tij, është ta përfundojë fazën e ligës në mesin e tetë ekipeve të para.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali