Komuna e Shtimes dhe Korpusi i Paqes diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Komuna e Shtimes dhe Korpusi i Paqes diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Written by

in

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim përfaqësues të Korpusit të Paqes, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe mundësitë e zgjerimit të angazhimit të vullnetarëve në shkollat e komunës sonë.

Gjatë takimit, Edita Kiseri, përfaqësuese e kësaj organizate, bëri të ditur se aktualisht në Komunën e Shtimes është i angazhuar një vullnetar, ndërsa ky numër pritet të rritet në të ardhmen, pas interesimit dhe kërkesave të shprehura nga drejtorët e shkollave.

Nga ana e tij, nënkryetari Ademi shprehu mbështetjen e Komunës për këtë iniciativë, duke vlerësuar rëndësinë e saj në avancimin e arsimit në gjuhën angleze dhe krijimin e mundësive më të mira për nxënësit. Ai theksoi se iniciativa të tilla kontribuojnë edhe në forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Në takim të pranishme ishin edhe drejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, Floreta Abazi, si dhe mësimdhënësja Shqipe Ademja.

Në përfundim të takimit, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e dhënë në Komunën e Shtimes, nënkryetari Ademi i ndau një dhuratë simbolike vullnetarit të Korpusit të Paqes, Franc Allalieu, i cili aktualisht është duke dhënë kontributin e tij në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime.

Burimi: RTKLive