
Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaka, ka shkaktuar debat mes tifozëve të futbollit pasi ka zbuluar formacionin e tij ideal të të gjitha kohërave, ku mungon emri i Lionel Messit.
Braziliani ka përzgjedhur një 11-she në skemën 4-3-3, duke u mbështetur kryesisht te legjendat e futbollit brazilian dhe ish-bashkëlojtarët e tij te Milani.
I pyetur për mungesën e Messit, Kaka ka dhënë një përgjigje që ka tërhequr vëmendje të madhe.
“Pse nuk është Messi? Sepse nuk kam zgjedhur as Suarezin, Alban, Busquetsin apo Xavin. Messi nuk mund të luajë pa ata”, ka deklaruar Kaka.
Në formacionin e tij ideal, Kaka ka përfshirë:
- Portier: Dida
- Mbrojtja: Cafu, Alessandro Nesta, Paolo Maldini dhe Roberto Carlos
- Mesfusha: Andres Iniesta, Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane
- Sulmi: Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho.
Përzgjedhja e tij ka lënë jashtë Messin, por edhe disa emra të tjerë të njohur të futbollit botëror, ndërsa ka përfshirë Iniestën, një tjetër legjendë të Barcelonës.
Kaka ishte një nga futbollistët më të spikatur të gjeneratës së tij. Ai fitoi Topin e Artë në vitin 2007, Ligën e Kampionëve me Milanin po atë vit dhe Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali