
Një operacion i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku cak janë Call Center-at e dyshuar për mashtrime të ndryshme.
Aksioni, ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në lagjen Pejton.
Në këtë operacion janë përfshirë hetues dhe zyrtarë të Prokurorisë, të cilët kanë zbarkuar në lokacione të ndryshme të kësaj lagjeje.
Operacioni është i koordinuar edhe me zyrtarë të shteteve evropiane, të cilët janë të përfshirë në hetimin e rasteve të mashtrimeve që dyshohet se janë kryer përmes Call Center-ave për një kohë të gjatë, raporton Indeksonline.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin.
Burimi: Insajderi