Arrestohet një i dyshuar në Pejë për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Written by

in

Një person është arrestuar në Pejë, më 2 nëntor, lidhur me një rast të raportuar për “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve dhe sulm seksual”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Lidhur me rastin janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, Policia ka sekuestruar një laptop dhe dy telefona celularë si prova materiale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Dukagjini