Më 22 tetor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për gjykim në mungesë kundër ish-partnerit të tashmë të ndjerës, Diana Kastrati, e cila u vra më 18 maj të vitit 2011. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë , Kaltrina Shala.
Aktakuza në mungesë është ngritur pasi i akuzuari ndodhej në Spanjë dhe autoritetet kosovare kishin hasur në pengesa për ekstradimin e tij, sepse Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Sipas aktakuzës më 18.05.2011, A . J e kishte privuar nga jeta Dianën në mes të rrugës duke e goditur me armë në qafë, në udhëkryqin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Lidhur me ngritjen e aktakuzës ka njoftuar edhe përfaqësuesi ligjor i familjes Kastrati, Korab Sejdiu.
Burimi: RTKLive
