
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur mesditen e së martës në Prishtinë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”, me ç’rast sipas raportimit, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga një grua.
Pas rastit, sipas policisë, personi ka ikur në drejtim të panjohur.
“Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë 03.11.2026-12:46. Është raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga viktima femër kosovare dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Policia ka njoftuar se për këtë rast ka nisur hetimet. /Klankosova.tv